Qeveria amerikane miratoi zyrtarisht tabletën e parë me kombinimin e 3 ilaçeve kryesore kundër Sidës. Tableta e re e cila u krijua nga kompanitë farmaceutike Gilead dhe Bristol-Myers Squibb, rekomandohet të merret 1 herë në ditë.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se tableta e re do ta bëjë më të lehtë që pacientët të ndjekin regjimin e mjekimeve, i cili më parë përfshinte marrjen e dhjetëra ilaçeve në ditë. Ata thonë gjithashtu se ilaçi i ri ul rrezikun e shfaqjes së varianteve të virusit që janë rezistente ndaj ilaçeve.
Tableta e re do t’u kushtojë pacientëve mbi 1 mijë dollarë për një dozë 1 mujore.