Lidhje

Bullgaria thotë se rastet e gripit të shpendëve nuk kanë lidhje me virusin H5N1


Zyrtarët e bujqësisë në Bullgari thonë se vatra e fundit e gripit të shpendëve në jug të vendit nuk është shkaktuar nga virusi vdekje prurës H5N1.

Ministri bullgar i Bujqësisë tha sot se analizat laboratorike konfirmuan se virusi i gjetur në një fshat në afërsi të kufirit me Turqinë nuk është vdekjeprurës për njerëzit. Megjithatë, zyrtarët thanë se do të dërgojnë mostra të tjera në një laborator në Britani për analiza të mëtejshme.

Bullgaria ka asgjësuar mbi 1 mijë e 500 shpendë gjatë javës së fundit, në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e infeksionit. Fshati ku u gjetën shpendët e infektuara do të qëndrojë në gjendje kuarantine deri më 10 gusht.

Ministri i Bujqësisë tha se Bashkimi Evropian nuk do të ndalojë eksportimin e mishit të shpendëve nga Bullgaria, për shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjen e virusit.//lk

XS
SM
MD
LG