Lidhje

Në Irak rrëmbehen rreth 25 vetë


Autoritetet irakiane thonë se persona të armatosur, të veshur me uniforma të policisë rrëmbyen sot të paktën 25 vetë në një lagje të Bagdadit. Autoritetet thanë se ndër ata që u rrëmbyen përfshihen Kryetari i Dhomës irakiano-amerikane të Tregtisë dhe 11 punonjës të kësaj zyre.

Dëshimtarët thonë se personat e armatosur i rrëmbyen viktimat me 15 automjete me katër rrota aktive. Ky është më i fundit në një seri rrëmbimesh në Bagdad. Shumë nga rrëmbimet janë kryer nga persona të armatosur të veshur me uniforma të policisë, apo të sigurimit.

Në një tjetër incident me dhunë, kryengritësit vranë të paktën 16 vetë në një valë sulmesh në mbarë Irakun sot. Në një prej incidenteve, nga shpërthimi i një autobombe vetvrasëse humbën jetën 4 ushtarë irakianë në një postë vëzhgimi pranë kufirit me qytetin verior të Mosulit.//lk

XS
SM
MD
LG