Lidhje

Kosovë: Grupi i Kontaktit i shqetësuar për shtimin e tensioneve në veri


Grupi i Kontaktit shprehu sot shqetësim për shtimin e tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një deklarate, përfaqësues të Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, thonë se janë të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në rajonet veriore të banuara kryesisht nga komuniteti serb, përgjatë kufirit me Serbinë.

Në deklaratë nuk përmendet se për çfarë hollësish bëhet fjalë, por theksohet rëndësia e ruajtjes së stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të të gjithë banorëve. Grupi i Kontaktit i bën thirrje zyrtarëve shqiptarë e serbë të marrin masa të menjëhershme për të ulur tensionet dhe për të rritur besimin mes anëtarëve të komuniteteve të tyre. Po ashtu në të, theksohet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Përfaqësues të shqiptarëve e serbëve kanë filluar bisedimet për statusin e Kosovës por deri tani është arritur pak përparim.

XS
SM
MD
LG