Lidhje

SHBA, BE, OSBE, NATO përshëndesin arritjet në Maqedoni pas Marrëveshjes së Ohrit


Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, OSBE-ja dhe aleanca e NATO-s, përshëndetën sot, me rastin e 5 vjetorit të marrëveshjhes së Ohrit, përparimet e arritura në Maqedoni drejt krijimit të një shteti shumë-etnik me demokraci të qëndrueshme. Marrëveshja u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë theksojnë se të gjitha ligjet e parashikuara në Ohër janë miratuar nga Parlamenti dhe është shënuar një fillim i shkëlqyer për zbatimin konkret të proceseve të rëndësishme, si përfaqësimi i drejtë në institucione dhe decentralizimi i pushtetit vendor.

Në deklaratën e përbashkët, i bëhet thirrje qeverisë, partive politike dhe të gjithë qytetarëve të shtojnë dialogun në mënyrë që Marrëveshja e Ohrit të gjejë zbatim si në dokumenta, ashtu edhe në frymën e përgjithshme. Në këtë proces, përfaqësuesit ndërkombëtarë theksojnë se do të vazhdojnë të jenë partnerë të Maqedonisë për ta ndihmuar këtë vend të arrijë objektivat e saj për të ardhmen. //ad//

XS
SM
MD
LG