Lidhje

SHBA: Gjykata kërkon ndryshimin e reklamave për duhanin


Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatëse federale tha se për dekada me radhë, prodhuesit amerikanë të cigareve, kanë qenë angazhuar në një komplot, për të gënjyer publikun rreth rrezikut të duhanit.

Gjykatësja federale Gledis Kesler, i urdhëroi dje kompanitë e cigareve të mos përdorin më fjalët “të lehta” ose “me pak nikotinë” në marketimin e duhanit si dhe të mos përdorin në paketën e cigareve apo në reklama, fjalë të tjera të cilat mund t’i bëjnë konsumatorët të mendojnë se këto ose ato cigare janë më pak të rrezikshme.

Ajo urdhëroi gjithashtu prodhuesit e cigareve që të bëjnë deklarata ku të korrigjojnë pohimet e tyre të mëparshme mbi efektet e duhanit ndaj shëndetit sidomos për faktin që duhani ka ndikim drogues.

Megjithatë gjykatësja tha se ajo ishte e detyruar të respektonte një vendim të mëparshëm të gjykatës dhe të mos jepte dëmshpërblime monetare, për të financuar programet për lënien e duhanit.

Drejtorët e kompanive të duhanit mohuan se kanë të angazhuar në ndonjë komplot për të fshehur rreziqet e duhanit dhe thanë se gjyqi nuk ishte i nevojshëm sepse industria e prodhimit të cigareve bëri ndryshime rrënjësore në praktikat e reklamimit në vitin 1998.//ii

XS
SM
MD
LG