Lidhje

Ajatollahu Ali Kamenei: Irani do të vazhdojë projektin në fushën bërthamore


Udhëheqësi i lartë i Iranit, Ajatollahu Ali Kamenei, tha se vendi i tij do të vazhdojë teknologjinë bërthamore, megjithë një kërkesë të Kombeve të Bashkuara për të ndalur pasurimin e uraniumit.

Ajatollahu Ali Kanenei tha se Irani ka vendosur të vazhdojë projektet e tij bërthamore. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Iranit të heqë dorë nga kërkimet në fushën bërthamore, megjithëse e dinë që Irani nuk po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

Presidenti Bush tha se shpreson që Këshilli i Sigurimit të veprojë me shpejtësi në se Irani nuk përmbush këtë afat kohor.

Irani tha se do t'i përgjigjet nesër ofertës së Perëndimit, i cili ka premtuar stimuj, nëse Irani heq dorë nga programi i tij bërthamor. Por zyrtarët iranianë thonë se nuk kanë në plan të ndalojnë veprimtaritë në fushën bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e mirë e vendeve evropiane e akuzojnë Iranin se ka në plan të ndërtojë një bombë bërthamore, akuzë që Teherani e mohon.

XS
SM
MD
LG