Lidhje

Një tjetër ditë e përgjakshme në Irak


Një seri sulmesh të njëkohëshme me raketa dhe bomba në kryeqytetin irakianë vranë të paktën 43 persona dhe plagosën më shumë se 100 të tjerë. Sulmet e mbrëmjes së sotme kishin si objektivë zona kryesisht shiite në Bagdat, dhe ndodhën megjithë shtimin e sigurimit nga forcat irakiane dhe amerikane në kryeqytet.

Po sot, kryeministri Nouri al-Maliki tha se forcat irakiane mund të marrin përsipër përgjegjësitë e sigurimit për pjesën më të madhe të vendit deri nga fundi i këtij viti. Zoti al-Maliki tha se sigurimi në provincën Dhi Qar do t’u dorëzohet forcave irakiane muajin e ardhshëm dhe se zonat e tjera do të pasojnë.

Dje, një komandant i lartë amerikan në Irak, gjenerali George Casey tha se me pak mbështetje nga koalicioni, forcat irakiane mund të jenë të gatshme që brenda një viti apo 18 muajsh të marrin përsipër përgjegjësitë e sigurimit në Irak.

XS
SM
MD
LG