Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit u nis sot për një turne në Azi


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice fillon sot një turne në Japoni, në Kinë, në Korenë e Jugut dhe në Rusi për të fituar mbështetjen e fuqive të rajonit për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta detyruar Korenë e Veriut t’i japë fund ambicjeve tësaj për armë bërthamore. Zonja Rice thotë se synon të risë presionin ndaj Phenianit pa nxitur ndonjë konflikt në rajon.

Të gjitha vendet që do të vizitojë zonja Rice kanë qënë pjesëmarrëse të bisedimeve gjashtëpalëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Ajo thotë se objektivi i diplomacisë amerikane, duke përfshirë edhe rezolutën e të shtunës së kaluar të Këshillit të Sigurimit është që Pheniani të kthehet në tryezën e negociatave dhe të vërë në zbatim marrëveshjen e çarmatimit që e pranoni në parim disa vjet më parë dhe më pas u tërhoq prej saj.

Në një takim me gazetarët para turneut të saj 6 ditësh në Azi, zonja Rice tha se qëllimi është që miqtë dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara të mbështesin një strategji të gjithanëshme për ta izoluar Korenë e Veriut, pas provës së saj bërthamore dhe për të parandaluar përhapjen e aktiviteteve të tilla.

Kina, megjithëse e miratoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të shtunën për sanksione ndaj Koresë së Veriut, nuk duket e angazhuar për ta vënë atë me rigorozitet në zbatim. Rezoluta parashikon ndalimin e tregtimit të të gjithë artikujve që do t’i shërbenin avancimit të programit të Koresë së Veriut.

Pyetjeve lidhur me qendrimin e Kinës, zonja Rice iu përgjegj se ka besim se Kina do t’i përmbushë përgjegjësitë e saj.

“Nuk besoj se Kina do të heqë dorë nga detyrimet e saj. Mendoj se ajo nuk do të kishte votuar në favor të saj po të kishte si synim që të mos e zbatonte atë. Le të kemi parasysh se askush nuk ka interes në tregtinë e materialeve të rrezikshme ose në armët e shkatërrimit në masë. Kjo do të ishte më destabilizuese për vendet fqinje se sa për interesat e Shteteve të Bashkuara”.

Zonja Rice tha se pret që nisma amerikane për mospërhapjen e armëve bërthamore do të jetë pjesë e përpjekjeve për zbatimin e sanksioneve.

Por ajo tha gjithashtu se është e vemendëshme ndaj shqetësimeve se furnizimi indirekt i Koresë së Veriut mund të risë tensionet rajonale, por nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara nuk duan të nxisin konflikte.

Zonja Rice shpjegoi se si do të zbatohet nisma amerikane, në qoftë se Korea e Veriut do të bëhet objekt diskutimi. Nismës amerikane për mospërhapjen e armëve bërthamore që filloinë vitin 2003 e që kishte si qëllim pengimin e trafikut të armëve të shkatërrimit në masë, të sistemeve të transportit të tyre dhe materialit që kanë të bëjnë, ijanë bashkuar tani më shumë se 75 vene, duke përfshirë edhe Japoninë.

Zonja Rice mbroti mënyrën se si administrata e Presidentit Bush e ka trajtuar çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, duke përfshirë edhe refuzimn e saj për bisedime të drejt për dreja me Phenian, jashtë kuadrit të bisedimve gjashtë palëshe.

Marrëveshja dy palëshe e vitit 1994 për ndalimin e aktiviteteve bërthamore që u arrit nga administrata Clinton u prish në vitin 2002 pasi Shtetet e Bashkuara e akuzuan Korenë e Veriut për mashtrime.

Zonja Rice këmbënguli se skenari i tanishëm i sanksioneve, i mbështetur edhe nga Kina, aleate e vjetër e Koresë së Veriut dhe mbështetësja e saj kryesore, ofron një shans real për ta bindur Phenianin të ndryshojë kursin e tij.

“Mendoj se kjo është disi e pazakontë, duke patur parasysh historinë e marrëdhënieve të Kinës me Korenë e Veriut. Ne jemi tani në pozita më të forta për të bërë diçka lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut pasi Shtetet e Bashkuara nuk janë më vetëm, por kanë mbështetjen edhe të fuqive të tjera botërore”.

Zonja Rice tha se Irani, për të cilin Shtetet e Bashkura besojnë se ka një program sekret armësh bërthamore, po e ndjek rastin e Koresë së Veriut dhe po e shikon se komuniteti ndërkombëtar do të përgjigjet ndaj kërcënimeve për përhapjen e armëve bërthamore. Ajo tha se pret që Këshilli i Sigurimit të fillojë punën këtë javë për një rezolutë për sanksione ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG