Lidhje

SHBA: Komentet e Presidentit Bush për Kroacinë nuk ndikojnë mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë


Departamenti amerikan i Shtetit tha se komentet e Presidentit Bush lidhur me anëtarësimin e Kroacisë në NATO nuk ndikojnë mbi vendet e tjera që aspirojnë të pranohen, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Komentet që Presidenti Bush bëri më 17 tetor në mbështetje të anëtarësimit të Kroacisë në NATO flasin vetë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Pas një takimi me kryeministrin kroat Ivo Sanader, Presidenti tha: “Mendoj se është në interes të botës që Kroacia të anëtarësohet në NATO si dhe në Bashkimin Evropian. Prandaj, kur të shkoj në Rigë, unë do të paraqes argumentin që Kroacia të pranohet. Duket se një datë e arësyeshme do të ishte viti 2008”.

Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj zgjerimit të NATO-s dhe mbështesin fuqimisht aspiratat e vendeve që janë gati dhe që dëshirojnë të pranohen. Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, vazhdojnë të mbështesin aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ne, tha ai, duam që ato të bëhen anëtare të NATO-s kur të jenë gati dhe ne po i ndihmojmë ato për anëtarësim. //rd//

XS
SM
MD
LG