Lidhje

SHBA: Kushtetuta e re e Serbisë një hap pozitiv përpara


Zgjedhësit në Serbi miratuan kushtetutën e re që e cilëson Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Autoritetet thonë se rreth 51 përqind e votuesve të regjisturar e miratuan referendumin dje pas dy ditë votimesh, të cilat vëzhguesit e Këshillit të Evropës thanë se në përgjithësi u zhvilluan të rregullta dhe pa incidente.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i përshëndeti votuesit për vendimin e tyre historik, siç u shpreh ai. Zoti Tadiç tha se kushtetuta e re përbën një shkëputje nga ish Presidenti autokrat, Sllobodan Millosheviç dhe do të ndihmojë rifillimin e bisedimeve për anëtarësinë e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësit e shumicës shqiptare të Kosovës, që kërkon pavarësinë nga Serbia, thonë se kushtetuta e re nuk do t’i pengojë përpjekjet e tyre.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveri të tjera perëndimore kanë thënë se pavarësia e Kosovës mund të vendoset vetëm në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara mes qeverisë serbe dhe zyrtarëve shqiptarë.

Por zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Sean McCormack, e cilësoi kushtetutën e re një hap pozitiv përpara. Ai tha se populli serb po ndjek tani një proces demokratik, në vend të asaj që mund të kishte qënë një mosmarrëveshje e nxehtë politike, pas ndarjes së kohëve të fundit me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG