Lidhje

Kryeministri serb paralajmëron kundër pavarësisë së Kosovës


Kryeministri serb Vojislav Kostunica thotë se çdo plan për statusin e ardhshëm të Kosovës do të dështojë nëse ai nuk do të përputhet me dispozitat e kartës së Kombeve të Bashkuara që garantojnë integritetin territorial të një vendi. Zoti Kostunica i bëri sot këto komente për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Ndërmjetësuesi i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari, do të paraqesë propozimin e tij të statusin e ardhshëm nga fundi i vitit. Ky propozim pritet t’i japë Kosovës pushtetin e rezervuar për shtetet sovrane.

Deri tani nuk ka pasur shumë përparim në bisedimet e ndërmjetësuara mes përfaqësuesve të Serbisë dhe shqiptarëve etnikë të Kosovës për të ardhmen e vendit. Shqiptarët ngulin këmbë tek pavarësia, kërkesë që Serbia e kundërshton.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se vendi i tij e kundërshton marrjen e një vendimi të njëanshëm për Kosovën. Ai i tha homologut të tij serb, Vuk Draskovic, në Moskë se Kosova do të jetë precedent për rajone të tjera që kërkojnë pavarësinë.

XS
SM
MD
LG