Lidhje

Kina bie dakord të dorëzojë mostra të virusit të gripit të shpendëve


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Kina ka rënë dakort të dorëzojë mostra të virusit të gripit të shpendëve që shkencëtarët e organizatës i kanë kërkuar që vitin e kaluar.

Përfaqësuesi i kësaj organizate në Kinë, Henk Bekedam tha sot se ministria kineze e bujqësisë e ka siguruar zyrën e tij se ka dërguar 20 mostra të virusit që nga vitet 2004 dhe 2005. Ai tha se shkencëtarët kanë nevojë të analizojnë mostrat për të parë mundësinë e transformimin të virusit dhe të zhvillimit të një vaksine të re kundër gripit. Ndërkohë një shkencëtar kinez po kundërshton rezultatet e një studimi që thotë se një variant i ri i gripit ka filluar të shfaqet në provincën Fuxhian.//lk

XS
SM
MD
LG