Lidhje

Liban: Dorëheqjet e paraqitura nga 5 ministra shiitë dobësojnë qeverinë


Presidenti libanez Emile Lahoud thotë se dorëheqjet e paraqitura nga pesë ministra shiitë e kanë dobësuar qeverinë e Libanit. Zoti Lahoud tha sot se qeveria e ka humbur legjitimitetin.

Kryeministri Fuad Siniora nuk i ka pranuar dorëheqjet e pesë ministrave, anëtarë të grupeve pro-siriane Hezbollah dhe Amal.

Ministrat dhanë dje dorëheqjen pasi qeveria nuk e pranoi kërkesën e shiitëve për t’i dhënë Hezbollahut dhe aleatëve të tij një rol më vendimtar dhe më shumë vende në qeveri.

Qeveria Siniora mund të funksionojë pa pesë ministrat, pasi ka një shumicë prej dy të tretash në parlamentin me 128 vende. Por sistemi kushtetues bazohet në përfshirjen e të gjitha grupeve fetare dhe zoti Siniora tha se do që ministrat shiitë të mos largohen nga qeveria.

XS
SM
MD
LG