Lidhje

Irak: Operacion i forcave të koalicionit; vriten 11 ekstremistë


Forcat e koalicionit thonë se kanë vrarë 11 ekstremistë dhe kanë ndaluar 24 vetë të dyshuar si terroristë sot në operacione në pjesë të ndryshme të Irakut. Zyrtarët thonë se trupat irakiane kryen operacione edhe në lagjen Sadr të Bagdatit në përpjekje për të ndalur rrëmbimet dhe për të asgjësuar celulat terroriste.

Në qytetin jugor të Basrës, forcat amerikane dhe irakiane vazhdojnë kërkimet për pesë kontraktorë perëndimorë sigurimi, të cilët u rrëmbyen këtë javë. Ka pasur njoftime kundërthënëse për fatin e personave që punonin për kompani të huaja në këtë vend.

Ndërkaq, persona të armatosur vranë një zyrtar të lartë të partisë kryesore politike shiite.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs u bëri thirrje irakianëve të punojnë për të zgjidhur mospajtimet sektare. Gjatë udhëtimit në Vietnam, zonja Rajs tha se populli irakian ka një të ardhme të përbashkët për të gjitha grupet etnike dhe fetare të tij.

XS
SM
MD
LG