Lidhje

American Music Awards - Çmimi më i nderuar në industrinë e muzikës


Dje në Shtetet e Bashkuara u ndanë çmimet e muzikës për vitin 2006. Grupi muzikor që mori më tepër çmime ishte “The Black Eyes Peas”. Quartetit të muzikës Hip-Hop ju dha dy herë titulli “grupi më i mirë” për muzikën rap/hip-hop dhe për muzikën soul.

Po ashtu, albumi i tyre “Monkey Business” u cilësua më i miri. Duke shprehur mirënjohjen e tyre për çmimin nëpërmjet satelitit, nga Kosta Rika, këngëtari kryesor i grupit, i falënderoi dashamirësit dhe artistët “për çuarjen përpara të muzikës hip-hop”. Çmimin për albumin më të mirë të muzikës rok e mori grupi Nickleback nga Vankuveri i Kanadasë për albumin “All the Right Reasons”.

Grupi i njohur “Chilli Peppers” u nderua me çmim për dy kategori: atë të artistit më të mirë të muzikës alterntive dhe si grupi më i mirë i muzikës pop dhe rok. Ata e morën çmimin me satelit nga Londra, duke falënderuar popullin amerikan për nderin.

Mbrëmja e djeshme ishte në të njëjtën kohë një shfaqje muzikore, ku interpretuan një numër këngëtarësh. Mes tyre ishte këngëtarja kanadeze Nelly Furtado, e cila interpretoi këngën e saj të re solo “Say It Right”, ndërsa skena u mbulua nga tymi i improvizuar.

Mes fituesve të tjerë, ishin Raskal Flatts, i cili mori çmimin e grupit më të mirë të muzikës “country”, si dhe çmimin e zgjedhur nga tifozët “T-Mobile Text In”.

Këngëtarja Mary Blige u nderua me çmimin si këngëtarja më e mirë e muzikës "Soul" si dhe e muzikës ‘Bluz” nga këngëtarja Britney Spears, tani përsëri beqare.

Fituesi i çmimit Oscar, Jamie Fox u cilësua si këngëtari më i mirë i muzikës bluz “Unë jam si një fillestar në muzikë, -tha ai. Por kjo është më e rëndësishme për mua nga sa mendoni ju. Fox pastaj interpretoi këngën “Unpredictable” nga albumi i tij i vitit 2005, të shoqëruar me piano.

Këngëtari Sean Paul, i cili i shoqëron këngët e tij me kërcim, mori titullin e artistit më të mirë të muzikës rock. Mes këngëtarëve të tjerë që u nderuan me çmim ishin këngëtarja e muzikës country Faith Hill, si dhe këngëtarët Toby Keith dhe Tim McGraw. Eminem u nderua me çmimin e interpretuesit më të mirë të muzikës hip-hop, ndërsa këngëtarja Shakira mori titullin artistja më e mirë latine.

Çmimet e përvitshme të muzikës amerikane nderojnë interpretuesit më të mirë të muzikës pop, rock, country,soul bluz, hip hop, asaj latine, alternative dhe bashkëkohore. Artistët e emëruar për këtë cmim zgjidhen mbi bazën e shitjes së disqeve, ndërsa fituesit zgjidhen pas një anketimi me 20 mijë dëgjues. //rd//

XS
SM
MD
LG