Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbajnë premtimet për të frenuar përhapjen e sidës dhe të virusit HIV që e shkakton atë.
Deklaratë bëri edhe Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs, e cila tha se Shtetet e Bashkuara mbajnë zi për më shumë se 25 milion njerëzit që kanë vdekur deri tani nga sida.
Edhe në Shqipëri dhe Kosovë u zhvilluan sot aktivitete me rastin e ditës kundër Sidës. Në Shqipëri numërohen 205 raste të diagnostikuara me HIV që nga viti 1993. Kurse në Kosovë ky numër kap shifrën 67 persona. //az//