Lidhje

Iraq: Forcat irakiane ndeshen me kryengritës suni në Bagdat


Forcat irakiane, të mbështetura nga helikopterë amerikanë, u ndeshën të premten me kryengritësit suni në Bagdat, ndërkohë që trupat e koalicionit ndërmorën bastisje në kryeqytet.

Zyrtarë irakianë thonë se një ushtar irakian dhe të paktën dy persona të tjerë u vranë gjatë përleshjeve të sotme në zonën Fadil të Bagdatit.

Zyrtarët irakianë të sigurimit thonë gjithashtu se të paktën 6 vetë u vranë në shpërthime makinash bombë dhe sulme të tjera në Bagdat.

Nga ana e tyre, zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se vranë dy kryengritës dhe arrestuan 27 të dyshuar gjatë një numri bastisjesh që kishin si objektiv terroristë të al-Qaidës, brenda dhe përrreth kryeqytetit irakian.

Po sipas zyrtarëve, të enjten në Bagdat u vra një ushtar amerikan. //az//

XS
SM
MD
LG