Lidhje

Vazhdon dhuna në Irak; 9 të vrarë nga 2 familje shiite


Dhuna sektare shkaktoi viktima të tjera në kryeqytetin irakian.

Policia thotë se persona të armatosur vranë 9 veta në shtëpitë e dy familjeve shiite në një lagje të banuar me suni dhe shiitë në Bagdadin jugperëndimor.

Policia njoftoi se sulmuesit hynë me forcë në një shtëpi dhe vranë 5 vëllezër, pasi i ndanë ata nga gratë e familjes. Në shtëpinë tjetër, personat e armatosur vranë një polic dhe 3 djemtë e tij.

Sipas njoftimeve dhunë ka patur në një lagje aty pranë mes milicëve shiitë dhe një fisi suni. Të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld që po e lë detyrën bëri një vizitë të paparalajmëruar në Irak për t’u takuar me trupat amerikane dhe për t’i falenderuar për sakrificat e tyre. //ze//

XS
SM
MD
LG