Lidhje

Vazhdojnë hetimet lidhur me vdekjen e agjentit rus Litvinjenko


Agjencitë ruse të lajmeve thonë se dedektivët britanikë dhe rusë kanë intervistuar një tjetër figurë kryesore lidhur me vdekjen nga helmimi të ish-agjentit rus Alexander Litvinenko.

Njoftimet citojnë biznesmenin dhe ndihmësin e ish-agjentit, Andrei Lugovoi, i cili po i nënshtrohet kurimit për helmim nga radiacioni, të ketë thënë se sot e morën në pyetje për tri orë.

Një tjetër person, Dmitri Kovtun, u mor në pyetje javën e kaluar, në të njëjtin spital. Ai është në qendër të hetimeve të një komisioni tjetër në Gjermani, ku ekspertët thonë se kanë gjetur gjurmë të elementit radioaktiv Polonium 210, që shkaktoi vdekjen e Litvinenkos, në ato lokale që Kotvuni ka vizituar në Hamburg.

Policia gjermane thotë se ish-gruaja e Kovtunit dhe familja, kanë shfaqur po ashtu shenja se janë infektuar me substancë radioaktive. Gjurmë të këtyre substancave janë gjetur edhe në makinën e përdorur nga Kovtuni më 28 tetor.

Kovtun dhe Logovoi e takuan Litvinenkon tre ditë më pas në Londër, ditën kur Litvinenko u sëmur.

XS
SM
MD
LG