Lidhje

Del Ponte: Serbia dhe Bosnja kanë dështuar vullnetarisht të arrestojnë të dyshuarit për krime lufte


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës, Karla Del Ponte, kritikoi përsëri atë që ajo e quajti, “dështim i vullnetshëm” i Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, për të arrestuar figura të njohura të dyshuar për krime lufte.

Zonja Del Ponte tha se rastet e mbetura për t’u gjykuar janë ngadalësuar pasi ato kanë të bëjnë me zyrtarë të lartë të akuzuar për krime të rënda. Ajo tha se vonesat tregojnë mungesë respekti për viktimat myslimane dhe kroate të Bosnjes.

Zonja Del Ponte i bëri këto komente sot gjatë raportimit mbi punën e gjykatës, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Po sot, Presidenti i Gjykatës i tha Këshillit se gjykata ka përfunduar së gjykuara një numër të pazakontë rastesh, 100 nga 161 gjithsej. Gjykatësi Fausto Pocar tha se gjykata duhet t’i përfundojë rastet e mbetura deri në vitin 2009. //rd//

XS
SM
MD
LG