Lidhje

Truri thotë gjithmonë të vërtetën


Thuhet se kamera nuk të gënjen, por tani shkencëtarët në Nju Xhersi kanë një tjetër fjalë të urtë; truri nuk gënjen kurrë. Shkencëtarët po punojnë për veçimin dhe paraqitjen grafike të valëve që krijohen në tru kur personi mashtron ose thotë një gënjeshtër.

Doktor Julian Kinan po punon në përsosjen e imazhit të trurit për zbulimin e gënjeshtrës. Lisa është pjesmarrëse në eksperiment. Asaj i kërkohet të gënjejë, ndërkohë që në dorë i vendosen fije që lidhen me një aparat i cili tregon imazhin e neuroneve të trurit të saj. Lisa është një tifoze e madhe e klubit sportiv të bejsbollit Janki të Nju Jorkut. Për të vlerësuar shkencërisht që Lisa në mendjen e saj gënjen, doktor Kinan i kërkon asaj të thotë se është tifoze e skuadrës Red Soks të Bostonit, rivale e skuadrës Janki. Imazhe të skuadrës Red Soks dalin në një ekran, ndërsa Lisa zgjedh këto imazhe, pavarësisht se ajo parapëlqen skuadrën Janki. Doktor Kinan skanon pjesën e djathtë ballore të trurit të saj, zonë që besohet se është përgjegjëse për mashtrime dhe gënjeshtra. Dora e Lisës dridhet ndërsa ajo u përgjigjet pyetjeve. Skanimi nxit një elektrodë për t’i dhënë Lisës një goditje të lehtë elektrike që shkaton dridhje në dorën e saj. Kur ajo gënjen, dora e saj dridhet më fuqishëm. Grafiku në valën e trurit të saj gjithashtu tregon një ndryshim të thellë sa here që ajo gënjen. Thellësia e grafikut përfaqëson shtimin e veprimtarisë në atë zonë të trurit. Doktor Julian thotë se kjo ndodh sepse për të thenë një gënjeshtër duhet më shumë energji, për arsye se fillimisht truri mendon të vërtetën dhe pastaj përpiqet të krijojë variantin tjetër, gënjeshtrën. Pas kësaj, doktor Kinan e ndryshon drejtimin e pyetjeve dhe i kërkon Lisës të zgjedhë skuadrën e saj preferuese, pra të tregojë të vërtetën e të thotë se është tifoze e skuadrës Janki. Kur Lisa thotë të vërtetën, dora e saj nuk dridhet dhe valët e trurit nuk tregojnë atë veprimtari të ethëshme siç ndodhte në rastin kur ajo gënjente.Gjatë disa provave, doktor Kinan dërgon një puls të dytë mikro-eletrik në zonën e trurit që dyshon se është përgjegjëse për gënjeshtrën. Ai thotë se kjo ndërhyrje gjithashtu pakëson në një farë shkalle aftësinë për të gënjyer besueshëm. Doktor Kinan mendon se për këtë një prej kandidatëve kryesorë është zona e trurit në pjesën e sipërme të ballit e njohur si Sajrusi i veçuar, që ka funksione të ndryshme. Por kur kjo zone mpihet ose hiqet, njerëzit humbasin aftësinë për të gënjyer ose nuk dinë të gënjejnë bindshëm.

Gjatë një eksperimenti tjetër, Xhejsën duhet të vlerësojë karakterin e vet. Në këto raste, është e natyrëshme që njerëzit ta vlerësojnë veten pozitivisht në mënyrë të ekzagjeruar, pra mashtrojnë veten. Doktor Kinan thotë se disa zona të trurit të cilat marrin pjesë në këtë vetmashtrim duket se e shtojnë aktivitetin e tyre gjatë kësaj periudhe. Zonat ballore të trurit dhe zonat mbiballore eksitohen shumë jo vetëm kur njeriu mashtron apo gënjen të tjetrët, por edhe kur i bën qejfin vetes. Doktor Kinan thotë se në të ardhmen zbulimi i gënjeshtrës duke ndjekur valën e trurit do të jetë mënyra më e mire sesa mënyra me aparatet e deritanishme që përdoren për zbulimin e gënjeshtrës.

XS
SM
MD
LG