Lidhje

Kina mbron shpenzimet ushtarake, angazhohet për zhvillim paqësor


Kina thotë se do të vazhdojë të modernizojë ushtrinë e saj, porse nuk do të angazhohet në gara armatimesh, apo kërcënojë ndonjë vend tjetër.

Në një studim të politikës së mbrojtjes, të botuar të premten, Kina thotë se modernizimi i ushtrisë së saj do të përqendrohet në forcimin e marinës dhe të fuqisë ajrore. Analistët kinezë thonë se ushtria kineze po i intensifikon përpjekjet që të bëhet më e aftë dhe të reagojë më shpejt.

Ata thotë se këto masa janë të domosdoshme për t’iu përshtatur prirjeve të reja ushtarake në botë dhe për ruajtjen e sigurimit kombëtar.

Studimi i del në mbrojtje rritjes së shpenzimeve ushtarake të Kinës, duke theksuar se shpenzon më pak për frymë se disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në studim, gjendja e sigurimit kombëtar të Kinës përshkruhet e mirë, por që ende ndodhet përballë kërëcënimeve dhe, në veçanti, përmendet Tajvani. Studimi thotë se përpjekjet e Kinës për t’iu kundërvënë forcave separatiste në Tajvan vazhdon të jetë një problem i madh. //az//

XS
SM
MD
LG