Lidhje

Fillojnë ceremonitë për nder të ish presidentit Xherald Ford


Sot është dita e parë e ceremonive pesë ditore për nder të ish presidentit amerikan Gerald Ford. Udhëheqësi republikan, i cili u shqua për vendosjen e qëndrueshmërisë në një kohë trazirash në Amerikë, vdiq të martën në moshën 93 vjeçare.

Zotit Ford do t’i bëhen homazhe në një kishë pranë shtëpisë së tij në Rancho Mirage të Kalifornisë. Trupi i presidentit të ndjerë do të sillet nesër në Uashington, ku do të vendoset në ndërtesën e kongresit. Funerali shtetëror do të fillojë të shtunën në mbrëmje. Presidenti Bush e ka shpallur 2 janarin, ditë zie kombëtare për nder të zotit Ford.

Shërbesa për zotin Ford do të mbahen edhe në Katedralen Kombëtare në Washington. Të mërkurën trupi i ish presidentit Ford do të varroset në qytetin e tij të lindjes në Michigan. //rd//

XS
SM
MD
LG