Lidhje

Kryeministri Koshtunica feston Vitin e Ri me serbët e Kosovës


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, e festoi Vitin e Ri me banorë serbë të Kosovës, gjatë një vizite të rrallë në prag të zgjedhjeve serbe të planifikuara për këtë muaj.

Zoti Koshtunica mbriti sot në Mitrovicë nën masa të rrepta sigurimi. Ai u tha disa qindra serbëve në këtë qytet se do të vazhdojë përpjekjet për parandalimin e pavarësisë që kërkohet nga shqiptarët që përbëjnë shumicën e banorëve të Kosovës.

Një vendim i Kombeve të Bashkuara mbi kërkesat e shqiptarëve për pavarësi pritet këtë muaj, dhe zoti Koshtunica e ka bërë ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë, çështjen kryesore të fushatës së tij për t’u rizgjedhur në postin e kryeministrit.

Kosova ndodhet nën administrin e OKB-së që prej vitit 1999, kur bombardimet e Natos detyruan tërheqjen e forcave serbe e jugosllave të sigurimit nga Kosova. //az//

XS
SM
MD
LG