Lidhje

Shqipëri: Shumica dhe opozita i japin fund krizës së gjatë mbi zgjedhjet vendore


Në Shqipëri, partitë e shumicës dhe të opozitës firmosën të premten pas mesnate duke u gdhirë e shtuna, në prani të Presidentit Alfred Moisiu, marrëveshjen për zgjedhjet e pushtetit vendor duke zhbllokuar kështu një krizë të gjatë disajavore.

Pas tre ditë bisedimesh të dy palët ranë dakord me propozimin e ofruar nga kreu i shtetit për çertifikatat.

Parlamenti mblidhet të shtunën pasdite për të miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor, të cilat i hapin rrugë edhe datës së zgjedhjeve.

Presidenti Moisiu tha se do të dekretojë datën e re të zgjedhjeve, sapo të kryhen ndryshimet ligjore. //az//
XS
SM
MD
LG