Lidhje

Irak: Mbërrijnë përforcime amerikane për të ndalur dhunën sektare


Ushtria amerikane thotë se 3 mijë e 200 trupa amerikane kanë arritur në Bagdad, si pjesë e një përforcimi ushtarak për të ndihmuar forcat irakiane të sigurisë të ndalin dhunën sektare.

Kjo brigadë do të jetë e gatshme brenda 1 shkurtit. Këto trupa janë të parat nga 17 mijë që parashikohet të dërgohen në Bagdad, si pjesë e strategjisë së re të presidentit Bush për të stabilizuar qytetin.

Dhuna ka vazhduar sot në kryeqytet. Policia irakiane njofton se shpërthimet e dy bombave kanë vrarë të paktën 7 vetë dhe kanë plagosur 20 të tjerë.

Ushtria amerikane thotë se dje u vranë 5 ushtarë dhe 1 marins në në incidente të veçanta në veri dhe perëndim të kryeqytetit. Ky njoftim çoi në 25 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë dje.

Incidenti më i rëndë ndodhi në Bagdadin veri-lindor ku një helikopter amerikan u rrëzua duke lënë 12 ushtarë amerikanë të vrarë. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. //kk//

XS
SM
MD
LG