Lidhje

SHBA: Rezolutë kundër planit të presidentit për Irakun


Komisioni i Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë miratoi një rezolutë, e cila kundërshton planin e presidentit Bush për të dërguar mijëra trupa të tjera amerikane në Irak.

Me një rezultat 12 vota pro dhe 9 kundër, komisioni miratoi rezolutën jodetyruese, ku thuhet se nuk është në interesin kombëtar që të dislokohen trupa shtesë në Irak. Senati pritet ta debatojë rezolutën javpn e ardhshme.

Një dokument i ngjashëm është planifikuar të diskutohet nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Në fjalimin e tij për gjendjen e vendit dje, Presidenti Bush i kërkoi Kongresit që t’i japë një shans strategjisë së tij për Irakun. Kryetari i komisionit, senatori demokrat, Xhosef Bajdën, tha se ky hap nuk ka për qëllim të vërë në pozitë të vështirë presidentin, por të shmangë një gabim të rëndë nga ana e tij. Senatori Çak Hejgëll, anëtar i partisë republikane të presidentit Bush, ishte një nga autorët e rezolutës. //rd//

XS
SM
MD
LG