Lidhje

Rusia shpreh dyshime për planin e të dërguarit Marti Ahtisari


Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Medvjejev shprehu dyshime rreth propozimit të të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisari për statusin e Kosovës. Ai tha të shtunën se Moska nuk është e bindur që propozimi i zotit Ahtisarit është alternativa më e mirë për Kosovën.

Zoti Medvjejev i bëri komentet për gazetarët në Davos të Zvicrës ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Moska mbështet pretendimin e Beogradit se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe zoti Medvjejev e përsëriti këtë qendrim në komentet e tij.

Ai tha se ky problem nuk mund të trajtohet i ndarë nga konflikte të tjera të ngjashme, prandaj sipas tij, plani i zotit Ahtisari kërkon shqyrtim të mëtejshëm. //kk//

XS
SM
MD
LG