Lidhje

Irak: Vritet udhëheqësi i një kulti islamik të përbërë nga myslimanë suni dhe shiitë


Zyrtarët irakianë thonë se udhëheqësi i një kulti islamik që po bënte plane për të vrarë klerikë të lartë shiitë, u vra dje gjatë një beteje pranë qytetit të shenjtë të Naxhafit. Zyrtarët thonë se ai udhëhiqte grupin “Ushtarë të Parajsës” dhe se kishte në plan t’i vriste klerikët sot gjatë festës së shenjtë shiite të ashures.

Kulti përbëhet nga myslimanë suni dhe shiitë. Udhëheqësi i tij thotë se është pasardhës i Profetit Muhamed. Forcat irakiane të mbështetura nga tanket amerikane dhe goditjet ajrore e sulmuan dje këtë grup.

Një zëdhënës irakian tha sot se të paktën 200 ekstremistë u vranë gjatë betejës. Mbi 100 të tjerë u ndaluan. Më parë, zyrtarët kishin thënë se 300 ekstremistë ishin vrarë. Policia irakiane thotë se të paktën pesë vetë kishin gjetur vdekjen nga shpërthimet në Bagdad, ndërsa 10 vetë humbën jetën nga një sulm me mortajë në jug të qytetit.//lk

XS
SM
MD
LG