Lidhje

Trioja Diksi Çiks dominon ceremoninë e çmimeve Gremi


Akademia Kombëtare amerikane e Artit dhe Shkencave shpalli fituesit e çmimeve Gremi. Ceremonia madhështore në Los Anxheles të Kalifornisë, e 49-ta e industrisë së muzikës, u transmetua nga televizioni amerikan për tre orë e gjysmë. Trioja e muzikës Kantri, Diksi Çiks ishte fituesja më e madhe duke marrë çmimin Gremi në pesë kategoritë kryesore.

Por le të fillojmë me këngëtaren Keri Andërud që mori çmimin Gremi si artistja e re më e mirë.

Keri Anderud: "Jesus, Take the Wheel"

Mari J. Blajxh, e cila ishte emëruar për 8 çmime Gremi, fitoi tre prej tyre në kategorinë e interpretimit, albumit dhe këngës Rythem and Blues. Ta dëgjojmë në interpretimin e këngës “Be Without you”.

Mari J. Blajxh: “Be Without you”

Red Hot Çilli Pepërs mund të konsiderohen si mbretërit e rokut modern. Ky kurtet nga Kalifornia e Jugut fitoi katër çmime Grammy, për këngën më të mirë, interpretimin, dueti dhe albumin më të mirë të kategorisë së rrokut me Stadium Arcadium, nga i cili kënga e tyre "Deni Kalifornia", fitoi çmimet e tjera.

Red Hot Çilli Pepërs: "Dani California"

Diksi Çiks me albumin, "Taking the Long Way," fitoi një nga çmimet më prestigjioze atë të albumit më të mirë të vitit. Ky grup fitoi gjithashtu çmimet Gremi për diskun dhe këngën më të mirë të vitit me “Not Ready to Make Nice". Trioja nga Teksasi, fitoi edhe në kategorinë e albumit më të mirë të muziks Kantri dhe të interpretimit më të mirë në kategorinë e dueteve apo grupeve. Të dëgjojmë këngën e tyre “Not Ready to Make Nice".

Diksi Çiks: "Not Ready To Make Nice"

XS
SM
MD
LG