Lidhje

Deputetë evropianë thonë se janë nën trysni mbi një raport për CIA-n


Deputetët evropianë thanë se janë nën trysni për të minimizuar faktet e një raporti që akuzon disa qeveri evropiane se kanë bashkëpunuar në fshehtësi me CIA-n për të transportuar terroristë të dyshuar në burgje sekrete për t'u marrë në pyetje.

Raporti, i cili pritet të publikohet të mërkurën, është përmbledhja e një hetimi një vjeçar mbi aktivitetin e CIA-s nga një komision i Parlamentit Evropian i caktuar për të shqyrtuar akuzat për bashkëpunimin e fshehtë të evropianëve me CIA-n. Gazetarët që e kanë lexuar raportin thonë se ai nuk jep prova direkte se CIA ka administruar burgje sekrete në Evropë siç është njoftuar nga disa të ndaluar.

Individët e marrë në pyetje kanë thënë se janë torturuar, shkelje kjo e ligjeve evropiane për të drejtat njerëzore. Por agjencia e lajmeve Reuters thotë se raporti arrin në përfundimin se më shumë se 1 mijë e 200 fluturime të CIA-s janë kryer në Evropë apo përmes saj që nga sulmet terroriste të 2001-shit në Shtetet e Bashkuara.//lk

XS
SM
MD
LG