Lidhje

Sharapova ambasadore e PNUD-it për vullnetin e mirë


Agjencia e Ndihmave e OKB-së për Zhvillimin, PNUD-i, emëroi yllin e tenisit botëror, Maria Sharapova, si ambasadore të vullnetit të mirë. Sharapova, e cilësuar si një ndër tenistet më të mira të botës, nënshkroi dje një dokument, me anën e të cilit ajo do t'i përkushtohet programeve të ndihmave të OKB-së. Ajo tha se donte të bëhej ambasadore, për shkak të shqetësimit të saj për viktimat e harruara të katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986.

Sharapova dhuroi gjithashtu 100 mijë dollarë për ndihmat e PNUD-it. Ajo tha se paratë do të përdoren për t'u ardhur në ndihmë banorëve të Çernobilit dhe zonës përreth. Tenistja e famshme 19-vjeçare është shtetase ruse dhe ka lindur në Siberi në vitin 1987. Prindërit e Sharapovës u vendosën në Siberi për t'i shpëtuar ndotjes pas aksidentit bërthamor, që ndodhi pranë shtëpisë së tyre, në Bjellorusinë e sotme. Vetë tenistja ka jetuar pjesën më të madhe të viteve në Shtetet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG