Lidhje

Ministri i jashtëm gjerman kritikon SHBA për mospërfshirjen e Rusisë


Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer kritikoi Shtetet e Bashkuara për mos përfshirjen e Rusisë në diskutimet rreth një plani për vendosjen e një sistemi për mbrojtje nga raketat në Evropë.

Ai tha se natyra strategjike e këtij projekti dhe arsyeja që ky sistem vendoset në Republikën çeke e Poloni, vende pranë Rusisë, duhet ta kishte shtyrë Uashingtonin që ta pëfshinte Moskën në këto bisedime. Ministri i Jashtëm gjerman i bëri këto komente gjatë një interviste botuar sot në gazetën gjermane Handelsblat.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Polonisë dhe Republikës çeke, anëtare të Natos, që të pranojnë vendosjen e këtij sistemi në territoret e tyre.

Pas takimit të hënën në Varshavë, kryeministrat polakë e çekë thanë se ka të ngjarë që ata ta pranojnë propozimin amerikan.

Rusia e kundërshton ashpër këtë plan, që e cilëson kërcënues. Por Shtetet e Bashkuara thonë se ky sistem mbrojtës nga raketat nuk përbën kërcënim për Rusinë.//ii

XS
SM
MD
LG