Lidhje

Shqipëri: KQZ jep disa rezultate paraprake të zgjedhjeve


Në Shqipëri, komisioni qendror i zgjedhjeve dha sot disa rezultate paraprake të zgjedhjeve të 18 shkurtit. Kështu në 302 njësi vendore, të cilat kanë dorëzuar materialet në këtë komision rezulton se kanë marë pjesë 56 përqind e popullsisë.

Kjo shifër pritet të reduktohet ndjeshëm pasi ende nuk janë përpunuar rezultatet e qyteteve të mëdha të vendit ku u vu re një pjesmarrje e ulët.

Po kështu nga të dhënat e deritanishme nga 302 njësi vendore e majta ka dalë fituese në të paktën 90 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër është fituar në një numër të reduktuara nga kandidatë të pavarur apo Partia e bashkimit të të drejtave të njeriut dhe pjesa dërrmuese nga koalicioni i djathtë.

Ndërsa sipas shifrave të proporcionalit, Partia Socialiste udhëheq deri më tani me 19.36 perqind e pasuar nga Partia Demokratike me 18.52 përqind. Forca e tretë në vend konfirmohet Lëvizja Socialiste për Integrim me 8.67 e ndjekur nga republikanët me 6.24 përqind.

Megjithatë këto shifra pritet të pësojnë ndryshime të dukshme duke qënë se qytete si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Korca apo Shkodra ende nuk janë perfshirë. //ze//

XS
SM
MD
LG