Lidhje

Irani thotë se ka lëshuar raketën e parë në hapësirë


Televizioni shtetëror iranian thote se vendi i tij ka lëshuar raketën e tij të parë në hapësirë. Rrjeti televiziv citon sot kreun e Qendrës iraniane për Kërkime Hapsinore, Mohsen Bahrami, sipas të cilit lëshimi i raketës u realizua me sukses.

Zyrtari tha se raketa ishte prodhuar nga shkencetarët iranianë. Nuk është e qartë nga njoftimi se kur u lëshua raketa. Irani ka thënë në të kaluarën se synon të sigurojë aftesinë teknologjike për të hedhur satelitë në hapësire.

Teherani lëshoi satelitin e parë në hapësirë në vitin 2005, duke përdorur një raketë ruse dhe shpreson të hedhe edhe disa satelitë të tjerë në vitet e ardhshme. //kk//

XS
SM
MD
LG