Lidhje

OSBE-ODHIR: Raporti i katërt për zgjedhjet në Shqipëri


Në Shqipëri misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet e pushtetit vendor konstatoi një seri problemesh në procesin e numërimit të votave. Në raportin e tyre të katërt, që përfshin vetëm periudhën pas zgjedhore, theksohet se pati vonesa të shumta dhe bllokime të shkaktuara nga përplasjet mes anëtarëve të komisioneve apo mbështetësve të partive, që çuan në zvarritjen e shpalljes së rezultatit. Sipas vëzhguesve vonesa në nxjerrjen e rezultateve nga Komisioni Qendror ishte në dëm të transparencës.

Një ditë pas votimeve të 18 shkurtit, vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan se zgjedhjet ishin një shans i humbur për Shqipërinë, sepse nuk i realizoi ato në përputhje me standarded demokratike. Korrespondenti ynë na jep hollësi nga Tirana. //az//

XS
SM
MD
LG