Lidhje

Iran: Policia arreston aktiviste për të drejtat e grave


Njoftimet e lajmeve nga Irani bëjnë të ditur se të paktën 25 aktiviste për të drejtat e grave janë arrestuar pranë një salle gjyqi në Teheran. Sipas njoftimeve gratë po protestonin në shenjë solidariteti për 5 aktiviste të tjera, gjyqi i të cilave do të fillonte në kryeqytetin iranian.

Pesë aktivistet akuzohen se kanë vepruar kundër sigurisë kombëtare duke marrë pjesë në një tubim të jashtëligjshëm qershorin e kaluar, i organizuar për të protestuar kundër ligjeve që diskriminojnë gratë në Iran. Të paktën njëra nga aktivistet e arrestuara sot është e akuzuar për protestat e qershorit, por gjyqi i saj ende nuk ka filluar.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, i ka bërë thirrje Iranit të tërheqë akuzat kundër aktivistes. Organizata thotë se e drejta për tubim është e garantuar si në ligjin ndërkombëtar, ashtu edhe në atë iranian. //ad//

XS
SM
MD
LG