Lidhje

Britania kërkon kthimin e 15 marinarëve të kapur nga Irani


Britania po kërkon kthimin e menjëhershëm të 15 pjesëtarëve të marinës britanike që janë kapur nga Irani në kanalin Shatt al-Arab për të cilin si Irani edhe Iraku kanë pretendime.

Sot në Londër, Sekretarja e Jashtme britanike, Margaret Beckett tha se qeveria e saj kërkon një shpjegim të plotë për ndalimin e personelit detar nga ana e Iranit. Ministria britanike e Mbrojtjes tha se Irani kapi sot 15 pjesëtarë të personelit të saj kur ata po kryenin një operacion inspektimi rutinë të një anieje në ujërat e Irakut.

Megjithatë, televizioni në Teheran citonte Ministrinë e Jashtme sipas së cilës personeli britanik kishte hyrë ilegalisht në ujërat iraniane. Ministria thirri një diplomat britanik në Teheran në shenjë proteste. Zëdhënësja e marinës amerikane në Bahrejn tha se forcat britanike po vepronin plotësisht brenda ujërave territoriale irakiane. //ii

XS
SM
MD
LG