Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme


Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se nuk do të ngurronte të merrte pjesë në takimin e nivelit të lartë të vendeve arabe në se do të ftohej. Zoti Olmert tha sot se do ta shikonte ftesën në frymë pozitive.

Kryeministri izraelit i bëri komentet gjatë një konfrencë për shtyp në Jeruzalem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Në zhvillime të tjera, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice u takua në Amman të Jordanisë sot me mbretin Abdulla dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas para se të zhvillonte bisedime të tjera me zyrtarët izraelitë në Jeruzalem. Zonja Rice thotë se dëshiron të përshpejtojë dhe lehtësojë dialogun mes Izraelit dhe palestinezëve. //rd//

XS
SM
MD
LG