Lidhje

OKB: Ndryshimet klimaterike kërcënojnë 30% të specieve të botës


Një grup ekspertësh të OKB-së që merren me studimin e ndryshimeve të klimës paralajmëroi se deri një e treta e specieve të Tokës përballen me rrezikun e zhdukjes nëse temperaturat globale rriten dy gradë celsius.

Grupi i publikoi përfundimet e tij sot në përmbledhjen e një raporti. Një nga bashkautorët e raportit tha se nga ndryshimet e klimës do të preken më tepër njerëzit më të varfër pasi rritja e temperaturave mund të çojë në mungesa më të madhe ushqimore. Raporti thotë se rajonet e thata si Afrika nënsahariane do të preken akoma më shumë nga thatësira, duke i ekspozuar njerëzit ndaj mungesës së ujit.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të Azisë mund të goditen nga vërshime të mëdha ndërsa pjesë të Amerikës veriore mund të preken nga stuhi dhe valë të nxehti më të fuqishme se më parë. Diplomatët në konferencën e Brukselit u shprehën kundër disa termave të ashpra të përdorura në raport. Pas debateve të diplomatëve, organizatorët e raportit e zbutën pjesën ku flitet për bindjen e shkencëtarëve për efektet negative që mund të kenë ndryshimet klimatike mbi njeriun dhe mjedisin. një studimi të ri, ngrohja globale do të ndryshojë përgjithmonë klimën e pjesës jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë periudha të gjata thatësire, të panjohura deri tani për këtë rajon.

Studimi, i botur dje në revistën Science – shkenca – thotë se klima e këtij rajoni mund të ketë filluar tashmë të ndryshojë. Në këtë rajon ka filluar të vihet re një rënie e shifrës mesatare të reshjeve që nga viti 1999. Shkencëtarët që morën pjesë në studim thonë se pjesa jugperëndimore e Shteteve të Bashkuara mund të ngjasojë me të ashtuquajturin Dust Bowl në shtetet e rajonit Great Plains në vitet 1930, ku dheu ishte tharë aq shumë sa i ngjasonte pluhurit.

Shkencëtarët shfrytëzuan 19 modele kompjuterike të Komisionit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet e Klimës, i cili do të nxjerrë sot raportin e vet mbi ngrohjen globale. Ata mendojnë se çlirimi i gazeve-serë do të vazhdojë të shtohet deri në vitin 2050. Studimi thekson se prespektiva e thatësirës në këtë rajon është tepër shqetësuese, sepse atje ndodhen disa nga qytetet me rritjen më të shpejtë të Shteteve të Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG