Lidhje

LDK-ja mbështet projektin për termocentralin e ri të Kosovës


Në Kosovë, partia më e madhe në vend, Lidhja Demokratike, mbështeti sot projektin për ndërtimin e një termocentrali të ri në Kosovë, i cili pritet të rregullojë përfundimisht furnizimin me energji elektrike në vend, duke përdorur rezervat e pasura të linjitit që ka Kosova.

Projekti, i cili ka tri komponente kryesore, hapjen e minierës së re në Sibovc, rehabilitimin e blloqeve të termocentralit “Kosova A”, si dhe ndërtimin e blloqeve të reja të “Kosovës C”, do të sjellë rreth 3.5 miliard investime, do të ketë një bruto qarkullim vjetor rreth 600 milionë euro, si dhe do të ndikojë në të ardhurat buxhetore të Kosovës me rreth 150 milionë euro.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia me numrin më të madh të deputetëve në parlamentin e Kosovës, mbështeti sot projektin për ndërtimin e termocantralit “Kosova C”, i cili pritet të përmirëosjë përfundimisht furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Ministri i Energjetikës dhe i Minierave, Ethem Çeku, kryetar i komitetit drejtues të projektit, ka theksuar në këtë takim se projekti për termocentralin e ri i sjell Kosovës pavarësi ekonomike, sepse ka ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e konsoliduar të Kosovës. Sipas tij, për këtë projekt janë përfshirë shumë institicione vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe organizma të tjerë financues.

Projekti, i cili ka tri komponente kryesore, hapjen e minierës së re në Sibovc, rehabilitimin e blloqeve të termocentralit “Kosova A”, si dhe ndërtimin e blloqeve të reja të “Kosovës C”, do të sjellë rreth 3.5 miliard investime, do të ketë një bruto qarkullim vjetor rreth 600 milionë euro, si dhe do të ndikojë në të ardhurat buxhetore të Kosovës me rreth 150 milionë euro.

Komiteti drejtues beson se rreth 400-500 milionë invesitme do të kryhen nga kompanitë vendëse. Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Haki Shatri, ka thënë se ekziston një partneritet i gjerë për projektin për termocentralin e ri dhe me mirëkuptimin e UNMIK-ut kanë filluar tashmë disa procedura për realizimin e tij. Zoti Shatri ka nënvizuar se është shpallur tashmë tenderi për shprehjen e interesit, në të cilin kanë konkurruar 10 kompani, katër nga të cilat i kanë plotësuar kriteret e tenderimit.

Zëvendëskryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës, Stiven Shuk, ka vlerësuar veçanërisht burimet e mëdha që ka Kosova me linjit të cilësisë së lartë dhe ka theksuar se termocentrali “Kosova C’ do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ministrat Çeku dhe Shatri kanë konfirmuar se pritet që deri në fund të vitit 2007 të bëhet përzgjedhja e investitorit, ndërsa në vitin 2008 të fillojnë punimet për realizimin e tij, faza e parë e të cilit duhet të përfundojë në vitin 20012. //rd//

XS
SM
MD
LG