Lidhje

Papa Benedikti bën thirrje për paqe në botë


Me rastin e Pashkëve sot, Papa Benedikti bëri një thirrje emocionale për paqe në botë. Në mesazhin e tij vjetor në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa i Kishës Katolike shprehu keqardhje për konfliktin izraelito-palestinez dhe për trazirat në vende të tjera të botës, si Irak, Azinë e Jugut dhe në disa pjesë të Afrikës.

Papa tha para turmave të mbledhura nga e gjithë bota se “asgjë pozitive nuk po ndodh në Irak” dhe vuri në dukje edhe shtimin e “paqëndrueshmërisë dhe trazirave” në Afganistan. Ai tha se Zimbabveja është “në kthetrat e një krize të rëndë” dhe e cilësoi gjendjen në Darfur si “katastrofike.” Ndërkaq sot në Jeruzalem, besimtarë nga kisha perëndimore dhe lindore morën pjesë në shërbimet e Kishës që është ngritur në vendin ku të krishterët besojnë se Jezu Krishti u kryqëzua, u varros dhe u ringjall.(kh)

XS
SM
MD
LG