Lidhje

Berisha: Qeveria  është në fillimin e betejës kundër kontrollit të medias nga mafia


Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha i qëndroi besnik deklarimeve të tij se mafia ka kapur një pjesë të medias duke iu referuara më së shumti rasteve të kontrabandës apo evazionit fiskal. Ai tha se qeveria eshte vetëm në fillimin e betejes kundër këtyre fenomeneve dhe se ajo nuk do të ndalet para asnjë shkelësi me ose pa media në zotërim.

Deklarimet e tij kryeministri i bëri mbrëmë në parlament ku ai ishte thirrur në interpelencë nga 7 deputetë të opozitës të cilët e akuzojnë atë se po tenton t’i mbyllë gojën mediave që e kritikojnë. Pak javë më parë kryemnistri Sali Berish përmendi për herë të parë se sipas tj mafia ka kapur mediat dhe i përdor ato si hanxharë të vet. Një deklaratë që shkaktoi shumë zhurmë por dhe polemika politike.

7 deputetë të opozitës i kërkuan kryeministrit të vinte në sallën e parlamentit e të tregonte se kush ishin mediat e lidhura me mafien. Por interpelanca e mbrëmshme nuk solli asnjë element të ri. Kryemnistri rikonfirmoi edhe një herë qëndrimn dhe deklaratat e tij të mëparshme. Etiketimet për mafia kryeministri i ka drejtuar ndaj atyre pronarëve të mediave që sipas tij kryejnë kontrabandë dhe evazion fiskal dhe kërkoi nga opozita të mos bëhet mbrojtëse e këtyre fenomeneve: "Ka mafia media? Të forta biles. I përdor si stërhanxharë. Ka penetruar mafia ne media? Thellësisht e deri në palcë dhe kjo qeveri do t’i shkojë deri në fund. Cfarë mbroni ju fjalën e lirë apo larjen e parave. Hetim deri më një do të bëhet dhe ne do vendosim ligjin. Asnjeri s’do mund të shmangë evazionin se kështu duan eksponentë të opozitës".

Por opozita e akuzon kryeministrin se kontrollet e tij ne bizneset e pronarëve të mediave po bëhen në mënyrë selektive, duke iu referuar kështu kontrolleve të ushtruara nga administrata tatimore në grupin Top Media që zotëron Televizionin Top Chanell, radion Top Albania, gazetën Shqip dhe platformën dixhitale Digitalb. Kohët e fundit ky grup mediatik ka qenë mjaft kritik ndaj qeverisë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste Petro Koci tha se opozita do të dalë në mbrojtje të të drejtave të medias dhe lirisë se fjalës: "Qeveria është bërë pjesë e konkurrencës ndërmediatike duke neglizhuar dhe shmangur në mënyrë të hapur kontrollet e xhandarëve tatimor mbi mediat qe mbeshtesin qeverinë, duke i shembur në kontrolle ato kompani mediatike që diskretitojnë paaftësinë dhe shpërdorimet e qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha. Lufta e klasave mbi kulakët mediatikë është shpalosur si instrument politik".

Por kryeministri akuzoi sërish opozitën duke u shprehur se nuk duhet të ngatërrohet fjalë e lirë me evazionin fiskal: "Nese flisni për fjalën e lirë, hajde të krijojmë hapësirën për ta respektuar, po folët për larje parash, ligji do zbatohet, me media e pa media, kudo. Pra, mos i ngatërroni gjërat. Njëra anë është fjala e lirë, e shenjtë, ana tjetër është mafia, krimi, evazioni, telekomanda".

Grupi mediatik Top Media së bashku me lëvizjen “Mjaft” kanë paralajmëruar një koncert proteste të premten në sheshin Skënderbej. Protestë së cilës pritet t’i bashkohet edhe opozita. //ad//

XS
SM
MD
LG