Lidhje

Policia në Teksas identifikon personin që vrau një inxhinjer të  NASA-s


Policia në qytetin Houston të Teksasit thotë se e ka identifikuar personin e armatosur që vrau një inxhinjer që mbante peng, para se të vriste veten. Ky incident ndodhi dje në qëndrën për fluturime në hapësirë në Houston. Sipas autoriteteve, 60 vjeçari Bill Filips ishte një inxhinjer nga Kalifornia që punonte me kontratë në qëndrën e fluturimeve në hapësirë. Ai hyri në ndërtesën ku punonte, nxorri revolen dhe vrau një inxhinjer karriere të kësaj qëndre. Një punonjëse që u mor peng gjatë këtij incidenti mundi të ikte dhe lajmëroi policinë. Pak orë pasi filloi kriza e pengjeve, policët dëgjuan një tjetër të shtënë dhe vërshuan në ndërtesë ku gjetën të vdekur të dy personat. Një zëdhënës i qëndrës për fluturime në hapësirë thotë se zyrtarët sapo kishin rishikuar procedurat e sigurimit për raste të tilla, pas incidentit tragjik që ndodhi të hënën në universitetin Teknik të Virxhinias./al/

XS
SM
MD
LG