Lidhje

Presidenti Bush do të vizitojë Shqipërinë gjatë turneut në Evropë


Presidenti Bush do të shkojë në Evropë në fillim të qershorit për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të 8 vendeve të industrializuara në Gjermani si dhe për të vizituar 5 vende të tjera, mes tyre edhe Shqipërinë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha në një deklaratë se Presidenti do të diskutojë me udhëheqësit e Grupit të Tetëshes mbi vazhdimin e bashkëpunimit për një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare, ekonomike dhe të sigurisë.

Ajo tha se para se të marrë pjesë në takimin e Hajligendamnit, Presidenti do të bëjë një ndalesë në Republikën Çeke ku do të takohet me Presidentin Vacllav Klaus dhe me Kryeministrin Mirek Topolanek. Pas takimit të nivelit të lartë ai do të shkojë në Poloni për bisedime me Presidentin Leh Kazinski.

Presidenti do të pritet në audiencë në Vatikan nga Papa Banedikti më 9 qershor kur të vizitojë Italinë.

Turneu i Presidentit Bush përfshin edhe ndalesa në Shqipëri dhe në Bullgari. Në Shqipëri, Presidenti Bush do të jetë më 10 qershor dhe do të takohet me Presidentin Moisiu dhe me Kryeministrin Berisha. //ii

XS
SM
MD
LG