Lidhje

400 vjetori i kolonisë së parë amerikane të Anglisë


Mbretëresha Elizabet e Britanisë së Madhe vizitoi qytetin Xhejmstaunit të Virxhinias, vendi i kolonisë së parë të përherëshme angleze në Amerikë.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, Princi Filip, u shoqëruan sot nga nënpresidenti Riçërd Çejni dhe e shoqja, Lin. Pas një turneu në ndërtesat e rikostruktuara të kolonisë, çifti mbretëror ndonjë një çfaqje në natyrë. Shfaqja ishte shprehje e historisë së marrëdhënieve amerikano-britanike, nga kolonitë e para, gjatë luftës së kolonistëve për pavarësi, deri tek aleanca e fortë mes dy vendeve në ditët e sotme.

Ish anëtarja e Gjykatës së Lartë, Sandra Dej Okanër, mbajti një fjalim të shkurtër në të cilin vlerësoi “ndikimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara dhe në botë”.

Çifti mbretëror britanik mbërriti në kryeqytetin e Virxhinias, Riçmond dje, për një vizitë 6-ditëshe me rasin e 400 vjetorit të themelimit të Xhejmstaunit. Mretëresha e Britanisë. Mretëresha Elizabet vizitoi qytetin Xhejmstaun të këtij shteti 50 vjet më parë me rastin e 350 vjetorit.

Gati 5 muaj pasi ishin larguar nga Anglia, 3 anije të vogla me 104 burra dhe djem në bord, lundruan përgjatë lumir James dhe përfunduan udhëtimin më 14 maj të vitit 1607.

“Kolonët e hershëm e përshkruan zonën ndërsa i afroheshin bregdetit me anijen, si një pyll mes ujit. Ata po kërkonin për ar, argjënd dhe një kalim në Paqësor. Ata shpresonin gjithashtu të përfitonin nga burimet e këtushme natyrore”.

Historiani Xhejms Horn është autor i librit Një Tokë Siç e Bëri Zoti: Xhejmstaun dhe Lindja e Amerikës. Ndërsa anglezët nuk u bënë të pasur, historiani Horn thotë se ata bënë këtu një jetë të mirë.

“Gjatë 10 vjeçarit të parë pikërisht në Xhejmstaun anglezët mësuan si ta ruanin koloninë për një kohë të gjatë dhe për këtë ata arritën në përfundimin se ishte e rëndësishme të njihnin pronën private. Ishte po ashtu e rëndësishme të vetë-qeveriseshin dhe në fakt Asambleja e parë ligjvënëse në Amerikën e Veriut pse në çdo pjesë të Amerikës u mblodh në Xhejstaun në vitin 1619”.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Xhejstaun 2007, Xhini Zedllër, thotë se këto ngjarrje vunë themelet për Shtetet e Bashkuara, madje shton ai, themelimi i Xhejstaunit shënon fillimin e historisë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo është arsyeja që themelimi i Xhejmstaunit festohet tani me rastin e 400 vjetorit ashtu siç është festuar edhe në të kaluarën.

Me rastin e 300 vjetorit më 1907, këtu u ngrit një monument. Para 50 vjetësh, u hap një muzeum historik, që tani njihet si Kolonia Xhejmstaun, për të treguar jetën e përditshme të kolonëve anglezë dhe të indianëve Pouhatan, që cilët ishin këtu kur mbrritën anglezët.

Por paraardhësit e këtyre indianëve nuk luajtën rol qëndror në festimet me rastin e 350 vjetorit.

Keneth Adams, kryetar i fisit indian të Virxhinias Mataponi i Sipërm, thotë se shumë prej anëtarëve të 8 fiseve të Virxhinias nuk donin të mernin pjesë as në fetimet e këtij viti sepse viti 1607 shënon fillimin e rënies për ta.

“Më 1607, ky rajon kishte një popullsi prej rreth 15 mijë banorësh. Më 1707-tën popullsia ishte rreth 1 mijë e 500, ose 90 përqind ishin larguar gjatë 100 vjetëve të para”.

Përvjetori i këtij viti krijon mundësinë që njerëzit të mësojnë se indianët e Virxhinias nuk janë zhdukur.

“Pas festimeve me rastin e 400 vjetorit, çdo njeri në Amerikë do të mësojë se ne indianët e Virxhinias jemi ende këtu”.

Kërkimet në Xhejmstaun vazhdojnë. Arkeologët aktualisht po gërmojnë kështjellën që kolonët ndërtuan më 1607. Për një kohë të gjatë mendohej se ajo ishte marë nga lumi Xhejms, por kërkuesit e gjetën atë në vitin 1994.

“Ne vazhdimisht mësojmë gjëra të reja mbi Xhejmstaunin në vitet e para të themelimit të tij. Dhe një prej të rejave që kemi mësuar janë afrikanët e parë”.

Nanci Eglof, kryehistoriane e Fondacionit Xhejmstaun-Jorktaun, thotë se është mësuar se afrikanët e parë u vendosën në Virxhinia në vitin 1619. Gjatë 10-15 vjetëve të fundit nga studime dhe dokumenta të ndryshme është mësuar se afrikanët e parë erdhën nga kolonia portugeze e Angolës në Afrikën qendrore.

Fillimisht në Xhejmstaun skllavëria nuk njihej, por kjo ndryshoi dhe në vitin 1662 skllavëria ishte ligj i kolonisë. Mesazhi i 400 vjetorit, thotë profesorja Ksandra Aleksandër në Universitetin shtetëror të Norfolkut, është se Xhejmstauni ishte fillimi i shumëllojshmërisë etnike që amerikanët celebrojnë tani.

Shumë kultura të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në Shtetet e Bashkuara gjatë 400 vjetëve që prej krijimit të kolonisë së Xhejmstaunit, por kjo është pika ku filloi ajo që tani quhet shkrirja etnike e Amerikës. //ze//

XS
SM
MD
LG