Lidhje

Gjykata polake shqyrton ligjin mbi bashkepunetoret e policise sekrete


Gjykata e Lartë e Polonisë ka filluar të shqyrtojë kushtetueshmërinë e një ligji të ri të debatueshëm që synon demaskimin e atyre personave që bashkëpunuan me policinë në periudhën e komunizmit.

Ligji i cili hyri në fuqi në muajin mars, kërkon që gati 700 mijë polakë, përfshi gazetarë dhe arsimtarë të deklarojnë në se kanë bashkëpunuar me policinë sekrete të periudhës së komunizmit. Gjykata Kushtetuese filloi seancat dëgjimore sot pasi refuzoi një mocion për t’i shtyrë ato. Shtyrjen e kishte kërkuar një aleat i ngushtë i presidentit Lech Kazinki. Zoti Kazinski ka premtuar t’i heqë ish bashkëpunëtorët nga jeta publike në Poloni.

Debati publik mbi bashkëpunimin arriti kulmin muajin e kaluar kur një anti-komunist i njohur polak, Bronislaw Geremek refuzoi të nënshkruante betimin që thoshte se ai nuk kishte bashkëpunuar me autoritetet gjatë komunizmit. Edhe kryeminstri i parë i periudhës paskomunste në Poloni, Tadeush Mazoviecki ka refuzuar ta zbatojë këtë ligj. //rd//

XS
SM
MD
LG