Lidhje

Presidenti Sejdiu: Rezoluta për Kosovën parasheh specifikat e përgjithshme të ecjes përpara

  • Intervistoi: Konda

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë qarkulluan dje zyrtarisht një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit, që propozon pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, megjithë kundërshtimin rus dhe kinez. Projekt-rezoluta shpreh mbështetje për propozimin që parashtron Presidenti Ahtisari në raportin e tij. Ajo parashtron një periudhë tranzitore prej 120 ditësh, që administrimi i Kosovës të kalojë nga duart e Kombeve të Bashkuara tek Bashkimi Evropian. Projekt-rezoluta pohon se këto janë rrethana specifike që e bëjnë Kosovën një rast unik, përfshirë kontekstin e shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë si dhe shtypjen e ashpër ndaj popullsisë së Kosovës në fund të viteve '90, si dhe periudhën e gjatë të administrimit ndërkombëtar në bazë të rezolutës 1244. Në dokument theksohet gjithashtu se kjo situatë pa zgjidhje në Kosovë vazhdon të përbëjë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuars thane dje se janë duke bërë konsultime intensive me Rusinë dhe se nuk ka më vend për bisedime. Po dje më herët, Nënsekretari i Shtetit Nikolas Bërns tha se parashikon që çështja e statusit te Kosoves do të hidhet në votë brenda këtij muaji. Per te diskutuar per kete çështje, Zëri i Amerikës intervistoi Presidentin Fatmir Sejdiu.

Zëri i Amerikës: Zoti President, cili do të ishte komenti juaj për Rezolutën e qarkulluar dje në Këshillin e Sigurimit, a është ajo rezoluta për Kosovën që ju prisnit?

Presidenti Fatmir Sejdiu: Unë mendoj se është një moment i rëndësishëm, që Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të tjera nga Unioni Evropian kanë sponsoruar një dokument të tillë, i cili në esencën e vet, mendoj se mbështet propozimin e Presidentit Ahtisari dhe është me rëndësi, sepse me këtë sanksionohet me të vërtetë një gjendje e karakterit “sui generis” në Kosovë dhe se Kosova, si e tille, do të ketë mundësinë e hapjes së proceseve të tjera të zhvillimeve të saj. Po kështu, e veçante ështe se kjo rezolutë, me materien e saj, parasheh specifikat e përgjithshme, që kanë të bëjnë me ecjen e mëtejshme të Kosovës, duke patur parasysh edhe rolin mbikqyrës të bashkësisë ndërkombëtare, në këtë rast, të Unionit Evropian, dhe të SHBA në proceset e tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e saj të mëtjeshëm drejt institucioneve demokratike dhe mbështetjen e saj si shtet sovran dhe i pavarur. Po kështu, do të thoja se është me peshë të veçantë edhe fakti se rezoluta parasheh pikërisht mbështetjen e saj edhe në Kapitullin e 7-të të Kartës së OKB-së, dhe SHBA, një document i rëndësishëm që ka lejuar edhe mundësine e mërparshme të internevimit në Kosovë, që e ka shpëtuar popullin e Kosovës nga çbërja dhe vetë Kosovën; ky i ka hapur deri tash rrugën edhe këtij mandate qe e ka ndihmuar Kosovën fuqishëm, në konsolidimin e saj konstitucional dhe demokratik dhe gjithashtu, që ka hapur procese të tjera, që kanë patur të bëjnë me mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve.

Zëri i Amerikës: Zoti Sejdiu, si mendoni se do të shkojë procesi i statusit të Kosovës, tani, pas prezantimit të Rezolutës në Këshillin e Sigurimit?

Presidenti Fatmir Sejdiu: Mendoj se do të jetë një përpjekje e përgjithshme, flas e të gjithë faktorëve që e kanë sponsorizuar Rezolutën, dhe mendoj edhe e vendeve të tjera, për të nxjerrë një mendim të përbashkët në miratimin e saj, duke patur parasysh interesin vital që është edhe OKB-në, KS, por edhe për vetë Kosovën, që të ndërprehet kjo gjendje e tanishme e statukuosë, e cila si gjendje e papërcaktuar, natyrisht që nuk sjell proges të përgjithshëm dhe që duhet të hyjë në fazën e re të zhvillimeve. Mendoj që edhe vendet, që në një formë, apo një tjetër, kanë shprehur qëndrim të ndryshëm, si psh federate ruse, do të gjejnë, apo do të kenë mirëkuptimin e tyre në procesin final, në mënyrë që të mbështesë një tekst integral i të gjithëve, për të hyrë pikërisht në kuadër të këtyre etapave të reja, duke patur parasysh, së pari mbështetjen e një dokumenti bazik të Presidentit Ahtisari, i cili ka tani karaktetin e dokumentit ndërkombëtar dhe si i tillë, është tani një dukument gjithëpërfshirës dhe hap perspektivën e zhvillimeve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe të Kosovës si vend.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara thane dje se janë duke bërë konsultime intensive me Rusinë, duke shtuar se nuk do të ketë më vend për bisedime të mëtejshme. Por në rastin se Rusia paraqet një plan alterantiv, çfarë hapash parashikoni që do të ndërmerren?

Presidenti Fatmir Sejdiu: Unë mendoj se është i qëndrueshëm pozicioni që kanë SHBA, por edhe vendet e BE-së, se nuk ka vend dhe nuk ka hapësirë për bisedime të tjera. Me rëndësi është që me të vërtetë, të gjendet formula më e mire mbështetëse dhe unë mendoj se me këtë rezolute është dhënë si e tillë, që të mbështetet dokumenti i Presidentit Ahtisari, duke patur parasysh edhe realitetin e krijuar pozitiv në Kosovë, me këtë distancë kohore që kemi kapërcyer me investim të përbashkët, do të thoja, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare; prandaj për ne është shumë e rëndësishme që të insistohet në këtë periudhë, të mbetur për pak ditë, që të nxirret konkluzioni i përbashkët për në diskutimet, që do të krijonte favore të reja të zhvillimit, në radhë të parë, për vetë qytetarët e Kosovës, që janë në një pritje të gjatë kohore dhe po ashtu në raportet e reja që Kosova do t’i ketë në relacionet ndërkombëtare, në kuptimin e bërjes së saj si faktor i rëndësishëm i stabilitetit të përgjithshëm; flas edhe ne kuptimin e stabilitetit të saj në ecje, në zhvillimet ekonomike dhe në aspekte të tjera, që kanë të bëjnë edhe me raportet e brendshme të qytetarëve të Kosovës, pra me një process i pajtimi që ka filluar dhe i mirëkuptimit reciprok dhe një ecje të mëtjeshme që flas në përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në rrjedhat rajonale dhe ndërkombëtare, duke patur parasysh edhe qëllimin apo pëllogaritimin e saj, në një të ardhme jetëpërmbushëse mire e kritereve, apo e standarteve që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike, që janë një prej qarqeve themelore që Kosova do t’i ketë.

Zëri i Amerikës: A ka qeveria e Kosovës dhe Grupi i Unitetit një plan konkret pikërisht për periudhën 120 ditëshe kalimtare, që parashikohet të jetë menjëherë pas zgjidhjes së statusit?

Presidenti Fatmir Sejdiu: Po, është periudha, e cila bie si pjesë e sprovave të para, të drejtpërdrejta për insitucionet e Kosovës, për Ekipin e Unitetit. Ne kemi bërë orjentimet themelore në këtë drejtim, e para, që kemi parasysh që gjatë kësaj periudhe do të ndërtohet korpusi legjislativ i Kosovës, Kushtetuta e Kosovës, që do të jetë akti më i lartë juridik dhe një sërë ligjesh të rëndësishme, që dalin edhe nga propozimi i Presidentit Ahtisari; por në të njëjtën kohë, do të kemi edhe askekte të tjera, që kanë të bëjnë me punën e qeverisë së Kosovës, në aspektet zhvillimore, sidomos, si dhe nevojën e lëvizjes së proceseve të tjera, që kanë të bëjnë me qasje të drejtpërdrejta në ndërtimin e mekanizmave të rinj qeverisës. Eshtë me rëndësi, se Kosova ka bërë një projekt shumë të qartë të ndërtimit të strukturës shtesë të institucioneve të saj, flas për qeverinë e Kosovës, sidomos me ato fusha që do të jenë fusha të reja të bartura nga misionet ndërkombëtare të Kosovës, është fjala për politikën e jashtme dhe aspekte të tjera dhe çështja e dytë, që lidhet drejtpëdrejtë me këtë process, është një strategji po kështu e ndërtuar me bashkëpunimin me prezencën e re civile ndërkombëtare në Kosovë, që do të jetë një faktor i rëndësishëm në shtytjen e Kosovës, për të shpejtuar hapin e saj në zhvillimet.

XS
SM
MD
LG