Lidhje

Aktpadi e viktimave të Srebrenicës kundër OKB-së dhe Holandës


Avokatët e të mbijetuarve dhe familjarve të viktimave të masakrës së Srebrenicës më 1995 ngritën akpadi kundër Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë holandeze, që nuk mbrojtën civilët në këtë zonë të shpallur të sigurtë nga OKB-ja.

Avokatët e grupit Nënat e Srebrenicës ngritën sot padinë në Hagë. Avokatët thonë se Kombet e Bashkuara dhe Holanda dështuan në misionin e tyre për dërgimin e ndihmave nga ajri, shumë të nevojshme, për paqeruaqjtësit holandezë, të armatosur lehtë.

Forcat serbe të Bosnjes masakruan rreth 8 mijë civilë të paarmatosur, të gjithë burra dhe djem myslimanë në incidentin e vitit 1995, që është cilësuar si masakra më e rëndë e kryer në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dhjetë paditësit kryesorë kërkojnë 34 mijë dollarë për dëmet, që u janë shkaktuar. //iç//

XS
SM
MD
LG